75 Mall Live Search
10:52 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Kelmendi, Krasniqi e Gjakova pjesë e librit “Legjendat e Xhudos” të Federatës Botërore të Xhudos

Trajneri më i mirë i xhudos në botë, njëkohësisht trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka zbuluar sot gjurmët e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqi e Nora Gjakovës në botën e sportit.

Federata Botërore e Xhudos (IJF) ka publikuar një libër kushtuar legjendave të këtij sporti me emrin “Judo Legends” apo ndryshe “Legjendat e Xhudos”, ku ka përfshirë edhe të artat olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin, raporton KosovaPress.

IJF në këtë libër i kushton disa fjalë Majlinda Kelmendit, në lidhje me rekordin që e mban në Librin e Guiness.

“Mbajtja e Rekordit Botëror Guiness për medaljet e arta të fituara në Turneun Botëror të IJF-së nga 07 maj 2010 deri më 24 tetor 2019”, tregonte IJF në librin e botuar “Legjendat e Xhudos”.