11:16 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kemal Ademi befason: Unë mund të kërcej më lartë se Ronaldo!

Sulmuesi kosovar, Kemal Ademi së fundmi u transferua tek Fenerbahce. Gjatë ditës së sotshme ai pati një intervistë me mediumin turk “Sabah”.

Ademi gjatë intervistë u shprehë me plot bindje se e ka kërcimin më të lartë se super ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk e di sa largu u hodha, por kur të jem 100 përqind i gatshëm, unë mund të kërcej më lartë se Ronaldo. Unë jam i gjatë dhe mendoj se jam lojtar i shpejtë. Puna jonë vazhdon. Zlatan Ibrahimovic është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai luajti në Premier Ligë. Ibrahimovic është më i lëvizshëm dhe teknik sesa sulmuesit tjerë të gjatë si Andy Carroll”, u shprehë Ademi.

Tutje, Ademi tha se do të dëshironte që në të ardhmen do të ndiqte shembullin e Vedat Muriqit dhe të kalonte në një ekip më të madh./Indeksonline/