Kemal Ademi shënoi në fitoren e Baselit, nuk ka minuta për Zhegrovën
Basel ka shënuar fitore ndaj ekipit Servette me rezultat 3:1.
Baseli kaloi në epërsi falë autogolit të shënuar nga Steve Rouiller në minutën e 4. Shifrat u barazuan në minutën e 19 me anë të Sebastien Wuthrich.
Epërsinë e dytë Baselit ia dha Kemal Ademi i cili shënoi në minutën e 41.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kevin Bua.
Taulant Xhaka luajti për 46 minuta para se të zëvendësohej nga Frei, ndërsa Edon Zhegrova nuk u inkuadrua fare./Indeksonline/