15:13 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

‘Kemali’ suprizon bashkëshorten e tij, ky gjest u bë lajm në çdo gazetë në Turqi (Foto)

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen u martuan në qershor të këtij viti në një dasëm të bukur buzë detit. Që në atë moment, çdo fragment i jetës së tyre bashkëshortore është kthyer në lajm për mediat.

U përfolën për një muaj të shkurtër mjaltipër shkak të angazhimeve në punë, e më pas për blerjen e një shtëpie luksoze me tre kate. Megjithatë, ky nuk ishte investimi i vetëm i Burak ndaj përsëri mediet kanë kthyer sytë nga ai.

Shkruhet se aktori ka blerë një tjetër shtëpi vetëm për të bërë të lumtur bashkëshorten e tij. Burak bleu një tjetër shtëpi të madhe por kësaj here në Solingen të Gjermanisë, aty ku jetojnë prindërit e aktores.

Ky gjest romantik i kushtoi aktorit të njohur të serialit “Lovebird-Trumcaku” plot 400 mijë euro. Surpriza pak të shtrenjta apo jo?!

175