“Këmba” e tij! Ruben Garcia tallet me tifozët: Nuk është AI
Rubén García, futbollisti i Osasunës, ka reaguar publikisht ndaj komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjete sociale pas një fotografie që ai vetë publikoi, e cila u bë virale menjëherë pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.
Fotoja u shpërnda pas barazimit 1-1 mes Osasunës dhe Athletic, takim në të cilin García ishte protagonist duke shënuar golin për skuadrën e tij. Megjithatë, përveç performancës në fushë, vëmendja e një pjese të publikut u zhvendos drejt një detaji tjetër: pamjes së këmbës së tij në foto, e cila nxiti komente, batuta dhe diskutime të shumta online.

Mesfushori i Osasunës vendosi t’u bashkohet vetë këtyre reagimeve, duke i komentuar me ironi dhe qetësi situatat e krijuara, çka u prit pozitivisht nga tifozët. Reagimi i tij u pa si një mënyrë e zgjuar për ta relativizuar situatën dhe për të rikthyer fokusin te futbolli dhe paraqitja e tij në fushë./Indeksonline/
#Lomásleído | La pierna viral de Rubén García da la vuelta al mundo: "Aquí termina todo. Ni era IA, ni era mi pierna" https://t.co/AkkmCUC1sU
— MARCA (@marca) January 8, 2026

