Këmba e Urës së Rogovës së Hasit rrezikon të shëmbet, banorët me apel

Në mars të vitit 2013 nga reshjet atmosferike ishte rritur niveli i lumit Drini i Bardhë ku si pasojë këmba e katërt e urës kishte rënë më poshtë duke e humbur strukturën e saj, nga ajo kohë nuk është bërë asnje intervenim në të nga institucionet komunale dhe ato qëndrore.
Kurse nga të reshurat e fundit kjo këmbë ka lëvizur edhe më shumë duke e humbur tërësisht nivelin strukturor të saj, nga pamjet në fotografi shihet që kjo këmbë ka flejtur edhe më shumë, nuk rekomandohet kalimi me pesha të rënda pasi si pasojë mund të vije deri te shembja e kësaj ure e cila do të ishte fatale për Rogovën dhe Hasin në përgjithësi.
Banorët e kësaj pjese, kanë bërë apel tek institutcionet lokale dhe qëndrore që të intervenojnë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi që rrezikohet shembja e urës së Rogovës, e cila mund të rrezikoj edhe jetën e njeriut./Indeksonline
