11:15 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Këmbëngul Dedaj, krahason prapë Turqinë me Serbinë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj ka thënë edhe një deklaratë tjetër për Turqinë, duke e krahasuar me Serbinë.

Ndonëse pas deklaratës së parë, komuniteti turk në Kosovë, përkatësisht grupi parlamentar 6+ ka kërkuar nga Haradinaj shkarkimin e Dedajt, ai nuk është ndalur.

Në një postim në Facebook, Dedaj ka shkruar se Turqia e Serbia kanë qenë sundimtarët më të egër të popullit shqiptar dhe se kanë bërë krime e gjenocid në këto troje.

Më poshtë postimi i Dedajt pa ndërhyrje:

FLENI MIRE, POR MOS GENJENI KAQ SHUME!

Per disa media e portale kosovare, ndonje deputet te shpifur apo analist sharllatan:

A u lodhte, apo ju vjen turp, apo skuqeni, sa shume shpifje e genjeshtra bete, vetem per tri dite !

Edhe njehere: Turqia dhe Serbia,perplote 6 shekuj kane qene sundimtaret me te eger dhe pushtuesit me barbare e popullit shqiptare!

Ata kane bere krime dhe gjenocid ne keto troje.

Turqet dhe Serbet e tashem te Kosoves nuk duhet te ndjehen krenare per ate kohe,

por duhet te distancohen nga ajo kohe dhe nga ato krime barbare.

Njekohesisht, nuk duhet te ndjehen fajtore as te ofenduar kur ate periudhe gjashteshekullore e quajme sakte siq ishte.

Une kete e kam bere dhe do ta beje çdo here per pushtuesit turqo serb dhe asnjehere nuk merrem as me turqet dhe as serbet e Kosoves te cilet e gjykojne ate pushtim barbare dhe jane qytetare te barabarte te Republikes se Kosoves! /Indeksonline/