75 Mall Live Search
08:32 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Këmbësori goditet nga vetura në Prishtinë, përfundon në emergjencë

Një këmbësor është goditur nga vetura të shtunën në rrugën Zagrebi në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Policia njofton se i dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm. /IndeksOnline/