Këmbësori goditet nga vetura në Veternik

Një këmbësor derisa po e kalonte rrugën, është goditur nga një veturë në lagjen Veterenik të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një kombësor, ku si pasojë e lëndimeve trupore këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Në këtë vend janë të shpeshta rastet e aksidenteve kur e pësojnë këmbësorët./IndeksOnline/