75 Mall Live Search
16:06 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / AR

Këmbët iu bën virale, Benny Blanco tallet me thashethemet për higjienën

Producenti i njohur i muzikës Benny Blanco ka reaguar me humor ndaj komenteve dhe talljeve që pushtuan rrjetin, pasi një video ku shfaqeshin këmbët e tij të pista u bë virale. Episodi ndezi menjëherë një valë reagimesh në internet, ku shumë përdorues nisën të vinin në dyshim edhe higjienën personale të producentit.

Në podcastin e tij “Benny’s Friends Keep Secrets”, Benny vendosi t’u përgjigjej drejtpërdrejt thashethemeve. Në bisedë u përfshi edhe miku i tij i vjetër, këngëtari Ed Sheeran, i cili nuk hezitoi të bënte shaka me situatën.

“Edhe unë jam si ty. Duket sikur nuk mbaj erë të mirë,” tha Ed me humor, duke shtuar menjëherë: “Por ti je njeriu që mban erën më të mirë nga të gjithë që njoh.”

Benny u përgjigj pa hezitim:

“E di! Unë mbaj erë të mirë, edhe kur nuk bëj dush.”

Biseda mori një kthesë edhe më komike kur të dy vendosën të “ngacmonin” bashkëprezantuesin e podcastit, reperin Lil Dicky. Pas një momenti kur Ed ndjeu erën e kërthizës së tij, ai shpërtheu në batutë:

“Kjo është si vrima e të pasmeve. A mund të më japë dikush diçka që ta largojë këtë erë?”

Benny shtoi duke qeshur:

“Imja nuk mban erë fare.”

Sa i përket videos që bëri xhiron e rrjetit, ku shputat e këmbëve të tij dukeshin të mbuluara me papastërti, producenti ka një shpjegim të thjeshtë. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, ai tha se përgjegjësia nuk ishte e tij.

“Është faji i ambientit ku xhirojmë. Nuk është faji im,” u shpreh Benny.

Madje ai mbrojti edhe pamjen e këmbëve të tij:

“Kam këmbë shumë të mira. Dikush të bëjë zoom te këmba ime. Shikojeni. Këmbë e pastër!”

Megjithatë, pavarësisht gjithë zhurmës në internet, Benny e di se ka një person që e vlerëson nga koka te këmbët: bashkëshorten e tij, Selena Gomez. Aktorja e “Only Murders in the Building” bëri një paraqitje në podcastin e tij dhe në një moment, për habinë e të gjithëve, i puthi gishtin e këmbës.

“Të pëlqeu kjo?” e ngacmoi Benny, ndërsa Selena e goditi lehtë me shaka dhe iu përgjigj: “Mos e bëj këtë një moment!”

Duke folur për marrëdhënien e tyre, Benny tha se e sheh 33-vjeçaren si një grua të fortë dhe të pavarur.

“Përdor çdo qelizë të trupit tim që të mos e shikoj gjithë kohës me sy të dashuruar dhe të mos dua ta puth apo ta përqafoj vazhdimisht,” tha ai.

Dhe për producentin, momenti kur Selena i puthi gishtin e këmbës ishte më shumë se një shaka.

“Kur e pashë që më puthi gishtin e këmbës, ma bëri ditën më të bukur.”