20:05 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

“Kemi kaluar një kohë të vështirë, por ja ku jemi”, Lia Stublla mirënjohëse për besimin!

Pandemia e Covid-19 ka prekur pak edhe dizajnerët e modës, por tani kur gjërat filluan të normalizohen, Lia Stubllën e pret një punë e lodhshme.

Porositë ka filluar ti shpërndajë, e këtë gjë e njoftoi përmes një postimi në Instagram.

Lia i falënderoi klientët për besimin e tyre, dhe i tha që t’i shijojnë porositë e tyre të cilat do t’i pranojnë së shpejti.

“E di që të gjithë kemi kaluar një kohë të vështirë këto muajt e fundit. E megjithatë, ja ku jemi! Ende bëjmë atë që duam më shumë. Faleminderit të gjithëve për besimin tuaj dhe shijoni porositë tuaja të cilat janë gjatë rrugës!

Qëndroni të sigurt, vishni LS!”, ka shkruar ajo./Indeksonline/

View this post on Instagram

My happy place ? #LS #atelier

A post shared by Lia Stublla Kelmendi (@liastublla) on