22:14 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / GF

“Kemi me u knaq”, MC Beka – banori tjetër i shtëpisë së BBVK

Ylli i muzikës së viteve të 90-ta, Bekim Latifi për publikun i njohur si MC Beka është banori i radhës i spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

Me natyrën e tij komunikative dhe disponimin pozitiv që edhe e karakterizon si personalitet, MC Beka do të shpalosë pranë jush rutinën e tij të të jetuarit brenda një shtëpie të bukur e unike siç është ajo e Big Brother VIP Kosova.

Në klipin prezantues, ndër tjera ai thotë “kemi me u knaq”.

Edhe një gjë! MC Beka është po ashtu banori më i vjetër në shtëpi, ndërsa atë dhe banorët e tjerë të shtëpisë, do të mund t’i ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion.