75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / G T

“Kemi pasur një sezon të mirë”, dribluesi i Ferizaj Albion Kurtaj mezi pret sezonin pranveror

Skuadra e Ferizaj arriti fitore të madhe në javën e fundit të këtij viti në Superligën e Kosovës, pasi mposhti Gjilanin me shifrat 3:1.

Kjo fitore e “ujqërve” erdhi falë një paraqitjeje të bukur nga Albion Kurtaj, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste për Indeksonline, Kurtaj u shpreh tejet i lumtur me këtë gjysmë-sezon me fanellën e Ferzaj edhe pse sipas tij, klubi është dashur të arrij më shumë pikë për shkak të super paraqitjeve të bëra.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia individuale dhe me ekipin e Ferizaj për këtë gjysmësezoni. Edhe pse duke i parë ndeshjet e mira që i kemi bërë, mendoj se kemi merituar më shumë pikë.

May be an image of 9 people, people playing soccer, people playing football and text

“Presim një stinor pranveror shumë të fortë. Dhe do vazhdojmë me ndeshje të bukura dhe t’i arrijmë synimet tona si klub”, u shpreh Kurtaj për Indeksonline

Ferizaj është në pozitën e 8-të me 20 pikë dhe synon që sezonin pranveror të largohet nga zona e barazhit.

May be an image of 5 people, people playing football, people playing soccer and text

Albion Kurtaj me super driblimet e tij, tregoi se është i gatshëm të bëjë mrekulli me fanellën e Ferizaj. Gjatë këtij sezoni ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asiste.

Kurtaj më parë ka qenë pjesë e Llapit dhe Prishtinës. Madje te skuadra nga Podujeva kishte shënuar gol në garat e UEFA-s./Indeksonline/

May be an image of 7 people, people playing football, people playing soccer and text