75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Kemi qenë dhe mbesim gardian të shtetit të Kosovës”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka nisur procesin e Kuvendit Zgjedhor me një fjalim rasti.

Ai ka thënë se LDK mbetën gardian të shtetit të Kosovës. dhe se është koha që kjo parti të merr fatin e Kosovës në duar, shkruan Indeksonline.

Po ashtu ai ka thënë që Kosova duhet të vazhdojë dialogun e Serbisë.

“LDK do t’i bashkojë njerëzit e mirë të Kosovës, do të jetë një bashkim qe do të jap shpresë dhe guxim atyre qe e duan Kosovën. Ne kemi guximin të kërkojmë diçka më të mirë. Me një politikë e cila sjellë ndryshime të mëdha. Prioriteti ynë është krijimi i vendeve të punës, zhvillimi ekonomik, perspektiva evropiane e Kosovës. Unë qëndroj para jush, gati 1 dekadë i LDK,s, arritëm që për herë të aprë pas luftës të qeverisë me vendin, duke treguar se si qeveriset dhe sie zhvillohen marrëdhëniet e mira me partnerët tanë. Kemi qenë dhe mbesim gardian të shtetit të Kosovës. LDK është e para me numrin e deputetëve në kuvendin e Kosovës.  Ne po i mbushim 30 vjet si partia më e vjetër si partia më e vjetër në Evropën Juglindore, që kur prirësi ynë, Ibrahim Rugova mori përsipër që me guximin e një intelektuali të pashoq që të punoj për pavarësi. Është koha jonë që të marrim fati ne Kosovës në duar tona. LDK nuk ka frik të marrë përgjegjësi të vendit. Për  ta arritur këto objektiva na duhen njerëz të mençur dhe patriot që e duan vendin. Kosova duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë.”, tha Mustafa./Indeksonline/