75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

“Kemi refuzuar 250 milionë euro”, Laporta për Lamine Yamalin: Imagjino sa mund ta ketë çmimin?!

Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka treguar se muaj më parë kanë refuzuar një ofertë të çmendur për futbollistin, Lamine Yamal.

Paris Saint-Germain, pas largimit të Kylian Mbappe në Real Madrid – tentuan transferimin e Lamine Yamalit, shkruan Indeksonline

Por, klubi katalunas me president Laportan kanë refuzuar plotë 250 milionë euro. Këtë e konfirmoi edhe vetë kreu i klubit spanjoll.

“Dëgjoni, imagjinoni se sa mund ta ketë çmimin Lamine Yamali pasi kemi refuzuar 250 milionë euro para gjashtë muajsh”.

“Ai është kampion europian me Spanjën dhe ësht shumë atraktiv. Një prej talentëve më të mëdhenj për momentin”, tha Laporta

17-vjeçari me Barcelonën ka një marrëveshje deri në vitin 2026, kurse vlera e tij sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” është plotë 150 milionë euro./Indeksonline/