“Kemi rrethuar mbi 10 mijë ushtarë ukrainas”, Putin urdhëron masa për të siguruar dorëzimin e trupave të Kievit
Forcat ruse kanë rrethuar qytetin Kupyansk në rajonin e Kharkiv, ndërsa trupat sulmuese po marrin kontrollin e kalimeve ushtarake mbi lumin Oskol, njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov.
Presidenti Vladimir Putin, gjatë vizitës në një qendër komande për “operacionin special në Ukrainë”, urdhëroi masa për të siguruar dorëzimin e trupave ukrainase dhe për të minimizuar humbjen e jetës njerëzore.
Sipas Kremlinit, të cituar nga TASS, rreth 5,000 ushtarë ukrainas janë rrethuar në zonën Kupyansk, ndërsa mbi 5,500 janë rrethuar në Pokrovsk të Donetskut. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat ruse po vijojnë ofensivën në këto rajone. /balkanweb

