“Kënd do ta thërras vëlla tani?-Përlot motra e shqiptarit që vdiq në Belgjikë
Pelivan Hysja nga Berati dhe Venedik Pirushi nga Durrësi janë të rinjtë shqiptarë që humbën jetën ditën e premte pasi një zjarr përfshiu shtëpinë ku ata banonin në Bruksel.
Trupat e dy të rinjve gjenden ende në morg dhe sipas motrës së Hysajt, autoritetet lokale nuk lejojnë ende transportimin e tyre për në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook ajo shpreh dhimbjen për ngjarjen e ndodhur.
“Jeta ime zemra e motrës me vrave në shpirt më hapë një plagë që kurr sdo të mbyllet i vogli im më ike si engjëll të deshi zoti për vete. Ah mor vlla kujt ne i therrit vlla un tani ti me le vetëm po un jo sjam vetëm të kam ty të mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh në paqe i vogli Im”, shkruan ajo duke bërë thirrje në mediat shqiptare që të ndihmojnë për sjelljen e trupave në Shqipëri.