16:30 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

Kendall dhe Bad Bunny shfaqen bashkë në Instagram

Kendall dhe Bad Bunny kanë publikuar për herë të parë foto bashkë në Instagram dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës fushatës më të re të Gucci-t.

Marka e famshme ka shkrepur momente të çiftit me valixhe dhe çanta të ndryshme.

Në disa foto, ata pozojnë vetëm, ndërsa në disa të tjera, së bashku. Kendall është ulur në një prej valixhet e Gucci-t, ndërkohë që reperi i “Where She Goes” e tërheq. Të dy, i kanë publikuar fotot në Instagram, pa bërë asnjë koment më tepër.

Fushata është publikuar rreth 6 muaj pasi Kendall dhe Bad Bunny ndezën thashethemet për një romancë mes tyre. 

Ata janë parë disa herë së bashku, në Met Gala, në koncertin e Drake dhe në një ndeshje basketbolli, si dhe në shumë raste, kanë darkuar së bashku me miqtë e tyre.

Për herë të parë, Kendall dhe Bad Bunny shfaqen bashkë

Bad Bunny dhe Kendall konfirmojnë lidhjen e tyre në koncertin e Drake.

Kendall, 27 vjeç dhe Bad Bunny, 29 vjeç, nuk kanë bërë asnjë koment mbi marrëdhënien e tyre, të paktën publikisht. Ata kanë treguar arsyet se pse nuk duan ta ndajnë me të tjerët raportin sentimental, duke zgjedhur ta shijojnë romancën larg syve të botës.