75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 24 Shtator 2024 / AR

Kendall Jenner, biondina që “dridhi” Javën e Modës në Paris

Shfaqja e L’Oreal në Javën e Modës në Paris ka pasur yje si Helen Mirren, Heidi Klum, Eva Longoria dhe Kendall Jenner.

 Kendall Jenner debutoi me një ngjyrë të re flokësh dhe Kardashian-Jenner ishte “bomba” bionde e asaj nate, transmeton Indeksonline.

Kendall Jenner në sfilatën e L'Oreal Paris. Foto: REX

Flokët e reja bionde të Kendall Jenner duken mjaft origjinale edhe pse për familjen e saj thuhet se kanë tendencë të mbajnë paruka.

Si fytyra e linjës së buzëkuqëve Infallible të L’Oreal , supermodelja kishte buzët e kuqe që i shkonin bukur me fustanin e gjatë./Indeksonline/

Cara Delevingne dhe Kendall Jenner në pasarelë në sfilatë, show L'Oreal Paris. Foto: REX