75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 31 Maj 2024 / FR

Kendall Jenner dhe Bad Bunny bashkohen disa muaj pas ndarjes

Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë bashkuar.

Modelja 28-vjeçare dhe artisti 30-vjeçar janë parë disa herë bashkë kohëve të fundit që pas ndarjes që ndodhi vitin e kaluar.

Tani ribashkimin e tyre e ka konfirmuar një burim për People.

“Lidhja po shkon shumë mirë dhe ata po i japin përparësi kalimit të kohës bashkë. Ata i munguan njëri-tjetrit”, tha burimi.