Kendall Jenner flet publikisht për krizat e panikut, tregon se ishte gati të çmendej

Modelja e njohur, Kendall Jenner ka treguar së fundmi në një intervistë për ‘Good Morning America’, problemet që ka pasur me krizat e panikut.
“Isha shumë shumë e vogël dhe më kujtohet se nuk arrija të merrja frymë dhe kam vrapuar tek mamaja ime duke i thënë se nuk mbushesha me frymë”, ka pohuar Kendall.
Më tej ajo ka treguar se mamaja e saj, Kris Jenner ka takuar një sër doktorësh, të cilët i kanë treguar se gjithçka ishte psikologjike.
“Para 3-4 vitesh gjithçka mu rikthye dhe mund të isha çmendur nga ato kriza, por mora në kohë informacionin e duhur”, ka shtuar Kendall.

Kujtojmë se Jenner është ndër emrat më të dashur të pasarelave tashmë dhe numëron miliona ndjekës edhe në rrjetet sociale.