Kendall Jenner flet rreth thashethemeve të shtatzënisë së motrës, Kylie
Modelja e njohur, Kendall Jenner ka qenë e ftuar në shoun e njohur ‘The Ellen Show’.
Gjatë intervistës Kendall ka folur edhe rreth thashethemeve të fundit për shtatzënin e motrës, Kylie Jenner , shkruan Indeksonline.

“Jo ajo nuk është, asaj thjeshtë po i pëlqen periudha e amësisë dhe ka menduar për një fëmijë të dytë në një të ardhme” është shprehur Kendall.

“E dua shumë,a ajo është shumë e aftë, por nuk mendoj që është shtatzënë për të dytën herë” ka deklaruar modelja.

Kendall ka folur për herë të parë edhe rreth lidhjes me basketbollistin e NBA, Ben Simmons duke deklaruar se ata janësë bashku tash e një kohë./Indeksonline/