75 Mall Live Search
17:20 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / AR

Kendall Jenner i kthehet ish-it?

Duket sikur Kendall Jenner dhe Bad Bunny duan të rikthejnë thashethemet e ribashkimit, pasi fotot nga Met Gala 2024 lënë hapësira për shumë komente.

Burime për Page Six kanë zbuluar se modelja dhe këngëtari kanë qëndruar me njëri-tjetrin në festën pas Met Gala.Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

“Ata ishin së bashku duke qeshur dhe flirtuar gjithë kohës. Ajo po i ledhatonte kokën”, deklaruan burime të brendshme.

Të tjerë persona kanë thënë se ata nuk u panë duke u puthur apo në afrimitete të tilla, por të gjithë natën e kaluan bashkë. Jenner ndryshoi veshjen në festimet e radhës, pas natës gala, po ashtu edhe Bad Bunny. Të dy u veshën më rehatshëm.Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

Çifti Bunny–Jenner u ndanë në dhjetor të 2023-shit pasi dolën për më pak se një vit dhe arsyeja e ndarjes u shpjegua të ishte axhhenda e ngarkuar e të dyve.

Megjithatë, nga ai moment Jenner është përfolur edhe për ribashkim me ish-të dashurin Devin Booker. Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, po interneti ka nisur me aludime.