13:38 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kendall Jenner ‘kapet’ në rrugë duke e mbushur Porsche-n e saj në Beverly Hills

Kendall gjatë javës ishte parë në kryeqytetin italian, në Romë për të pozuar për markën e njohur H&M, transmeton IndeksOnline.

Duke u kthyer në përditshmërinë e saj, Kendall Jenner ishte paraqitur të enjten në një pompë karburantesh, duke e mbushur veturën e saj të tipit Porsche, në Beverly Hills.

Modelja 23 vjeçare u mundua t’iu shmanget paparacëve, duke e shijuar diellin e ngrohtë në Kaliforni.

Megjithatë ajo u kap nga syri i aparatit, e veshur thjeshtë me një palë xhinse dhe një maicë të thjeshtë. Ajo që vihej re ishte stomaku i Kendall, tejet në formë dhe i sheshtë.

Kujtojmë që Kendall tashmë është ‘single’ pasi u nda nga i dashuri i saj, lojtari i Philadelphia 76ers, Ben Simmons. /IndeksOnline/