75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Kendall Jenner në lidhje me yllin e NBA?

Kendall Jenner u fotografua me yllin e NBA, Devin Booker.

Modelja 24-vjeçare dhe basketbollisti 23-vjeçar u fotografuan duke shëtitur së bashku në Mercedes-in e tij Maybach në një ndalesë pushimi afër Sedona, Arizona, ku ata ishin drejtuar.

Dëshmitarët okularë thanë për TMZ se dukeshin si çift, megjithatë, një burim i afërt me Kendall ka mohuar një gjë të tillë.

“Kendall dhe miqtë e saj kanë një rreth të vogël shoqëror të cilët kanë ndjekur të njëjtat udhëzime për distancimin shoqëror dhe fizik. Devin është një mik dhe është pjesë e këtij grupi të vogël, “tha burimi për TMZ . “Ata dolën së bashku për një shëtitje më se të nevojshme në ajër”.

Devin dikur ishte lidhur në të vërtetë me Jordyn Woods në vitin 2018 kur Kendall ishte në lidhje me Ben Simmons./Indeksonline/