Kendall Jenner pjesë e kopertinës së revistës së famshme, zbulon pamje të shtëpisë

Modelja e famshme, Kendall Jenner, do të jetë protagoniste e kopertinës së shtatorit të revistës “Architectural Digest”.
Ajo ka zbuluar për të gjithë pamjet nga shtëpia e saj, e cila ka një dekor që të lë pa fjalë. Ajo e përshkruan shtëpinë si një oaz paqeje dhe që i ngjason shtëpive të fshatrave spanjollë.
Gjithashtu 24-vjeçarja ka një koleksion të madh arti në shtēpi. Në hyrje Kendall ka vendosur edhe një skulpturë me drita LED nga James Turrell.
“Kam qenë gjithmonë një fanse e madhe e Turrell. Punën e tij ma prezantoi Kanye. Doja që kjo të ishte një pjesë kryesore e shtëpisë dhe jam shumë e ekzaltuar që e kam aty”, është shprehur modelja.