10:03 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kendall Jenner pozon me këmbët lart për markën e njohur të veshjeve

Reklama e saj e parë për Stuart Weitzmanin e paraqiti atë duke pozuar me të brendshme dhe çizme të gjata.

 Kendall Jenner po tregon talentin e saj në një tjetër fushatë për markën luksoze.

Supermodelja 23-vjeçare ka pozuar me çizme të gjata për fushatën e Stuart Weitzmanit “Vjeshta 2019”.

Sipas People , fushata u realizua nga fotografi dhe videografi Charlotte Wales dhe u stilua nga Clare Richardson.

Kendall tregoi figurën e saj prej modeli në një “bodysuit” me ngjyrë të zezë që theksonte për mrekulli format e saj.

Videoja me protagoniste Kendallin në qendër dhe dy valltaret e tjera  pas saj u frymëzua nga kënga “Single Ladies” e Beyonces.

Kendall duke theksuar bukurinë e saj natyrale pozoi për fushatë me këmbën e saj të ngritura lart në ajër, në një tjetër, ajo po pozonte në shpinë me këmbët vertikale.

Bukuroshja zeshkane edhe më parë mori pjesë në kampanjën e  Stuart Weitzman për kolekisonin ‘Pranverë 2019’ së bashku me Willow Smith, Yang Mi dhe Jean Campbell./Indeksonline/