15:58 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kendall Jenner pozon pranë basketbollistit, përflitet për romancë me të

Kendall Jenner është një modele shumë e njohur në arenën ndërkombëtare.

Falë bukurisë dhe linjave të saj trupore ajo ka arritur të jetë pjesë e agjencive më të rëndësishëm të modës në Paris, Milano, New York e Londër, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu njihet për lidhjen familjare me motrat Kardashian, të cilat janë edhe motrat e saj nga nëna.

Së fundmi ajo po përflitet për një romancë të re  me basketbollistin Devin Booker.

Madje ajo nuk ka hezituar që të pozoj pranë tij në një varkë, e veshur në bikini derisa shihej e buzëqeshur pranë basketbollistit.

Ende nuk ka asgjë të konfirmuar rreth dyshes, por që ata shpesh shihen pranë njëri-tjetrin. /IndeksOnline/