75 Mall Live Search
23:54 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kendall Jenner në pushime romantike me të dashurin e ri, bashkë me Justin dhe Hailey

Kendall Jenner dhe i dashuri i ri Devin Booker u bashkuan me miqtë e saj Justin Bieber dhe gruan Hailey për një pushim romantik në Idaho.

Dyshja filloi për herë të parë thashethemet e romancës në prill pasi u panë bashkë në Sedona, Arizona së bashku.

Marrëdhënia e Kendall dhe Devin ka vazhduar të lulëzojë gjatë muajve që nga ajo kohë, dhe tani ata kanë vendosur që një tjetër udhëtim të ishte pikërisht ai për të cilin kishin nevojë.

Ata u panë duke u shoqëruar me Justin dhe Hailey , së bashku me mikun e Justin dhe menaxherin, Ryan Good, në një fushë golfi.

Çifti i martuar, Justin dhe Hailey u bashkua gjithashtu me çiftin e ri, Kendall dhe Devin për gjatë gjithë ditës.

Kujtojmë që ndryshe nga motrat e tjera, Kendall është e rezervuar për jetën private dhe ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këto thashetheme./Indeksonline/