75 Mall Live Search
14:40 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Kendalli dhe Bad Bunny sërish çift?

Duket se Kendall Jenneri dhe Bad Bunny janë rikthyer bashkë. Ose po rindezin romancën e tyre.

Të paktën, kështu na lanë të kuptojmë tentativat e tyre të shumta për t’u shpëtuar paparacëve, sidomos pasi u vunë re në të njëjtin hotel në Miami. Dalja e tyre nga hoteli riktheu edhe një herë në vëmendje faktin se ata mund të jenë rikthyer.Khëm-khëm! Kendall dhe Bad Bunny mund të jenë sërish

Modelja 28-vjeçare u fotografua fillimisht vetëm, e veshur thjesht, me streçe ngjyrë dhe crop ngjyrë gri. Ajo mbante syze të errëta dhe u përpoq që të kalonte përmes parkingut të hotelit pa u vënë re. Bad Bunny, 30 vjeç, u fotografua gjithashtu në të njëjtin hotel.Khëm-khëm! Kendall dhe Bad Bunny mund të jenë sërishKhëm-khëm! Kendall dhe Bad Bunny mund të jenë sërish

Të dy të rinjtë janë parë 2 javë më parë në një restorant japnez, “Gekko”, në të cilin është bashkëpronar Bad Bunny. Jenner u shfaq edhe në koncertin e këngëtarit në Orlando. Gjithashtu, sipas zërave, ata ishin bashkë në Met Gala, në të njëjtën tavolinë, duke qeshur dhe flirtuar. “Ata nuk u puthën, por Kendall po i fërkonte dorën”, tha një burim për Page Six.Khëm-khëm! Kendall dhe Bad Bunny mund të jenë sërishBACKGRID/MEGA

Këngëtari i muzikës reggae dhe modelja kanë qenë të lidhur për thuajse 1 vit, para se të ndaheshin në dhjetor të 2023-shit. Gjithsesi, ata po përfliten për një ribashkim dhe një burim për ET u shpreh se takohen kur kanë mundësi. “Jo domosdoshmërisht janë kthyer bashkë, por ka një lloj kimie mes tyre”, u shpreh personi anonim.