75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / C E

Këndellet Arsenali, shënon fitoren e dytë radhazi

Arsenali ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë.

Skuadra e Artetas ka mposhtur Brightonin si mysafir me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 16-të.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lacazette në minutën e 66-të, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi i Arsenalit shënoi vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e 13-të  me 20 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/