75 Mall Live Search
15:14 / E Diele, 20 Tetor 2024 / Gj. Sh

Këndellet Dukagjini i Ismet Munishit, shënon fitore ndaj Llapit

Dukagjini i është rikthyer fitoreve në Superligë, pas katër humbjeve radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, mposhti para tifozëve vendas Llapin e Tahir Batatinës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Heroi i Dukagjinit ishte Hukran Berisha, me golin e shënuar në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 9-të pikëve dhe renditet e parafundit në tabelë, ndërsa Llapi është në vendin e pestë me 14 pikë./IndeksOnline/