Këndellet Liverpuli, fiton bindshëm ndaj Frankfurtit

Liverpuli i është rikthyer fitoreve, pas jë periudhe të krizësh me rezultate.
Skuadra e Arne Slot, shënoi fitore bindëse në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurt, me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte Frankfurt e cila kaloi e para në epërsi, me golin e Rasmus Kristensen, në minutën e 26-të.
Kampioni i Anglisë reagoi menjëherë, duke përmbysur rezultatin brenda katër minutave.
Hugo Ekitike barazoi shifrat në minutën e 35-të, derisa Virgil Van Dijk i dha epërsinë Liverpulit, në minutën e 39-të.
Djelmoshat e Arne Slot nuk u ndalen me kaq, duke shënuar edhe një gol në pjesën e parë, me Ibrahima Konate, në minutën e 44-të.
Cody Gakpo në minutën e 66-të dhe Dominik Szoboszlai pas katër minutave, vulosen fitoren.
Liverpuli ka 6 pikë nga tre ndeshje në Champions, derisa Frankfurt ka grumbulluar 3 pikë./IndeksOnline/