75 Mall Live Search
14:58 / E Diele, 09 Tetor 2022 / Gj. Sh

Këndellet Llapi, mposht Drenicën me lehtësi

Skuadra e Llapit si duket është kendellur pas rezultateve jo të mira në javët e para të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e ddrejtuar nga Tahir Batatina, ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Drenicës, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Llapi ishte e para e cila kaloi në epërsi me golin e Gerhard prognit në minutën e 15-të.

Pesë minuta më vonë, drenica barazoi rezultatin me golin e Zenel Gavazaj.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa vendasait shënuan edhe dy gola të tjë në pjesën e dytë.

Francisco Rivera në minutën e 66-të dhe Trimror Selimi në të 69-tën shënuan dy gola të shpejt.

Drenica ngushtoi rezultatin në 3-2 me golin e Agim Zekës në minutën e 84-të.

Llapi pas kësaj fitore renditet në vendin e pestë me 12 pikë, një më shumë se Drenica e cila ndodhet në pozitën e gjashtë në tabel./IndeksOnline/