75 Mall Live Search
14:59 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Këndellet Prishtina, mposht Llapin në ”Zahir Pajaziti”

Prishtina ka marrë tre pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në Podujevë.

Bardhekaltërit mposhtën Llapin në stadiumin ”Zahir Pajaziti” me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e 41-të kur Albert Llapashtica i dha epërsinë skuadrës së Prishtinës, ndërsa Ermal Krasniqi dyfishoi epërsinë në 45+2.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në vendin e tretë në tabelë me 30 pikë, kurse Llapi me mbetet me 29 pikë dhe renditet në vendin e katërt./IndeksOnline/