75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / G T

Këndellet West Hami, pas gjashtë ndeshjeve shijon fitoren në Premier League

Skuadra e West Ham Unitedit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Ishin mysafirët që shënuan të parët më anë të Murphy në minutën e 4’të, shkruan Indeksonline

Por vendasit shënuan dy gola në fundin e pjesës së parë. Fillimisht mesfushori brazilian, Paqueta shënoi për 1:1 dhe më pas një autogol nga Botman për 2:1.

Në pjesën e dytë, “The Hammers” shënuan golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje. Ishte mesfushori çek, Soucek që shënoi për shifrat 3:1.

Kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon për West Ham në 10 ndeshje, duke shkuar në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e 18-të./Indeksonline/