75 Mall Live Search
08:20 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / G T

Këndoi këngë për Vinicius Jr-in pasi e fitoi “Topin e artë”, Rodri: Ishte festë private!

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri ka folur për festën pasi e fitoi “Topin e artë”.

Disa video u publikuan në rrjetet sociale, ku mesfushor i Manchester City këndonte këngë për rivalin e tij, Vinicius Jr, shkruan Indeksonline

Gjatë një interviste, Rodri tregoi arsyen pse festa e tij arriti deri te kjo pikë, që për shumëkë ishte mosrespekt.

“Ishë në një festë private, thjesht duke festuar. Janë gjëra normale, unë kurrë s’do e mos respektoja ndonjë.

“Kam respekt për Viniciusin, Real Madridin dhe të gjithë ata që ishin në listë për Topin e artë”, tha Rodri

Kujtojmë që mesfushori spanjoll është i lënduar dhe tashmë ka humbur gjithë sezonin si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren e Spanjës./Indeksonline/