75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Kendra Wilkinson dhe Chad Johnson shfaqen si çift

Kendra Wilkinson dhe Chad Johnson po i lënë pas lidhjet e kaluara dhe po lidhen me njëri-tjetrin.

Ish e dashura e  Hugh Hefner dhe ylli “Ex on the Beach” u vunë re së bashku duke lënë Rochin Tavern në LA të hënën mbrëma … dorë për dorë me buzëqeshje në fytyrat e tyre.

TMZ shkruan se ata ishin brenda për rreth një orë që dukej si një takim, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që Kendra zyrtarisht është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Hank Baskett.

Sa për Chad, ai ishte në lidhje me Maddie Sullivan.

Duket sikur Chad dhe Kendra duan një fillim të ri./Indeksonline/