14:00 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Kënga ‘Aje’ ndër më të pëlqyerat e këtij viti

Bashkëpunimi mes Taynas dhe Ledrit po rezulton shumë i suksesshëm. Kënga e tyre ‘Aje’  po dëgjohet përkundër që ka tre muaj që është lansur po vazhdon të dëgjohet mjaftë shumë.

‘Aje’ është gati që grumbullojë 18 milionë shikime në Youtube. Për momentin ka mbi 17 milionë e 900 mijë shikime.

Kjo këngë është pëlqyer 52 mijë herë, po ashtu ka mbi gjashtë mijë komente.

Dy artistët arritën të përshtatnin stilet e tyre mjaftë mirë duke krijuar një këngë simpatike.

Tayna së fundmi lansoi këngën ‘Kce’ që u pëlqye nga publik. Ndërsa Ledri ishte pjesë e dy hiteve të mëdha. Fillimisht me Mc Kreshën dhe Lyrical Son tek kënga ‘Menemadhe’, pastaj bashkëpunoi me reperin shqiptar, Gashi tek kënga ‘That’s Mine’./Indeksonline/