15:58 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Kënga e Beyoncé-s po i frymëzon njerëzit që të lënë punën

Temitayo është një 27-vjeçar që punonte në e-commerce.

Pastaj Beyoncé publikoi “Break My Soul”, kënga e parë e albumit “Renaissance”.

“Kisha planifikuar të prisja deri në fund të muajit, por më pas dëgjova ‘Break My Soul’ dhe me të vërtetë më shtyu për ta dërguar letrën e dorëheqjes”, tha Temitayo për Glamour. “Isha vërtet i rraskapitur nga stresi i punës dhe ata nuk po paguanin as sa duhet. Beyoncé publikoi atë këngë me të vërtetë më kujtoi se kush dreqin jam unë.”

Shaka të tilla si “Beyoncé më frymëzoi të lë punën” po qarkullojnë nëpër rrjete sociale.

Që të sqarohemi: Beyoncé është padyshim kapitaliste dhe nuk po u thotë njerëzve të lënë punën. Sido që të jetë, teksti i këngës duket sikur përcjell idenë që “bëhu shefi i vetes” dhe na udhëzon ta duam lirinë dhe veten, mirëqenien dhe shëndetin tonë.

Jahelis, një 28-vjeçare që la punën një ditë para “Break My Soul”, ndjeu diçka të ngjashme. Ajo ndihej e papaguar dhe e trajtuar keq, por pasi e la punën, i filloi paniku. Pastaj dëgjoi këngën. “A e dini sa bukur është që të dëgjosh Beyoncé-n që pohon vendimet e tua në jetë” tha ajo për Glamour. Epo, efekti Beyoncé!

Nëse jeni në dilemë për të lënë ose jo punën, dëgjoni këngën se ndoshta ju qartëson mendimet.