20:46 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kënga e Gashit e Ledrit shndërrohet në hit menjëherë pas publikimit

Gjatë orëve të para të mëngjesit, reperët e njohur shqiptar, Gashi dhe Ledri Vula lansuan këngën ‘That’s Mine’.

Nuk ka shkuar shumë dhe këtë këngë mund ta dëgjosh në çdo vend, transmeton Indeksonline.

Në kanalin Youtube, kënga ka arritur afro 200.000 shikime, po ashtu ajo është dëgjuar shumë edhe në kanalet tjera muzikore si ‘Apple Music’, ‘Itunes’, ‘Spotify’, ‘Amazona Music, ‘Deezer’ ‘SoundCloud’, ‘Pandora’ etj.

Po ashtu ‘That’s Mine’ ka pushtuar rrjetet sociale, ku është shpërndarë gjithandej./Indeksonline/