Kënga e Krishtlindjes që bëri që lufta të ndalet për tre minuta
Ndoshta kënga më e famshme e periudhës së Krishtlindjes – “Nata e heshtur, nata e shenjtë” – festoi 200-vjetorin e saj vitin e kaluar që kur u kompozua.
Ajo u festua në Oberndorf pranë Salzburgut, në qytetin e Mozartit me traditë të pasur muzikore nga e cila kishte origjinën familja e këngëtarit Von Trapp (“Këngët e mia, ëndrrat e mia”).
Në dy shekujt e kaluar, “Nata e heshtur, nata e shenjtë” është bërë një fenomen pothuajse kulturor, baza e kanunit të Krishtlindjes në të gjitha kulturat në të gjithë botën.
Kënga është përkthyer në më shumë se 300 gjuhë dhe dialekte, përfshirë latinishten, dhe në vitin 2011 u shtua në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore.
Është kënduar nga të gjithë këngëtarët në botë, duke filluar nga Bing Crosby e deri te Mariah Carey. Kënga, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, madje frymëzoi paqen.
Në prag të Krishtlindjes 1914, në fillim të Luftës së Parë Botërore, ushtarët në Flanders vendosën armët dhe helmetat e tyre në llogore dhe kënduan së bashku “Natë e heshtur, natë e shenjtë”.
“Më shumë se një milion njerëz vizitojnë gjatë nëntorit dhe dhjetorit”, thotë Leo Baurnberger, kreu i bordit vendor të turistëve, megjithëse shumica e muzeve, dyqaneve dhe gjërave të tjera kushtuar këngës janë të hapura pjesën tjetër të vitit.
“Për sa kohë që jetuam me atë këngë në Salzburgerland, na u desh shumë kohë për të kuptuar se çfarë thesari kemi. Një përvjetor është një term ideal për të festuar këngën më të madhe të Krishtlindjes së bashku me botën”, thotë Baurnberger.
Jetët e njerëzve që fshihen pas këngës, në të vërtetë kanë të bëjnë me disa fshatra rreth Salzburgut, ku ata punuan, por gjithçka fillon me Oberndorf, një fshat i vogël në lumin Salzach, rreth 20 kilometra në veri të Salzburgut.