75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Kënga e Krishtlindjeve nga Ed Sheeran dhe Elton John do të publikohet këtë javë

Ed Sheeran ka konfirmuar se kënga e tij dedikuar festës së Krishtlindjeve në bashkëpunim me Elton John do të publikohet në fund të kësaj jave.

Përmes një video në rrjetet sociale ai vendosi të bëj publike datën e lansimit në treg, transmeton Indeksonline.

Kënga, e titulluar “Gëzuar Krishtlindjet”, do të publikohet në fund të kësaj jave dhe sipas mesazheve të shkruara të Sheeran në videon e njoftimit, ai shkroi refrenin për këngën në të njëjtën ditë kur Elton John mori vesh për bashkëpunim.

Kjo këngë do të publikohet me 3 dhjetor./Indeksonline/