13:31 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Kënga e përfaqësueses së Kosovës për ‘Euro 2020’, klipi gjatë ndeshjes me Bullgarinë

Sot u publikua kënga përfaqësuese e Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”.

Kënga mbanë titullin “Gol duam gol”, të cilën e këndojnë dy këngëtarë të rinj, Florent Abrashi dhe Jehona Lumi, të cilët u bën të njohur nga pjesëmarrja e tyre në talent show “The Voice of Albania”, përcjellë Indeksonline.

Dy artistët kanë bashkuar forcat për këtë bashkëpunim, derisa kënga është realizuar nga Rinor Ukimeri.

“Gol duam gol” është ripërpunim i këngës së grupit “Lindja”.

Ndryshe, klipi zyrtar do të xhirohet më datë 25 mars gjatë ndeshjes Kosovë-Bullgari në stadionin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/