Kënga e re e Albina Kelmendit, 100% shqip, në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë

Albina Kelmendi pritet ta “djegë lojen” javën e ardhshme. Prezantuesja e Shqipërisë në Eurovizion do të lansojë javën e ardhshme projektin e ri.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një këngë folklorike dhe me vlera të larta.
Kënga pritet të lansohet në vigjilie të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja pejane dje ka paralajmëruar diçka nga projekti i ri duke publikuar një foto dhe një refren që ndërlidhjet me këngën e saj të re./Indeksonline/