Kënga e re e Machine Gun Kelly i bëri lëmsh njerëzit: Ç’po ndodh me çiftin?

Machine Gun Kelly, këngën e tij të fundit ia dedikoi “shpirtit të tij binjak” a.k.a Megan Fox-it, por jo vetëm. Gjatë eventit të Billboard Music Awards, reperi tha se kënga dhe performanca shumë emocionale ishte dedikim për “gruan e tij” dhe “fëmijën e tyre të palindur”.
Kjo deklaratë bëri që në mendjen e të gjithëve të lindnin pyetje: 1) Çifti janë martuar? 2)Çdo të thotë Gun Kelly me “fëmijën e palindur”?
Reperi nuk dha asnjë detaj më shumë, nëse Megan është në pritje të ëmbël apo nëse bëhet fjalë për një fëmijë të humbur të dyshes.
It's only happy endings for @machinegunkelly at the #BBMAs 🎶🤘🎸🏆🥁 pic.twitter.com/EarGxfZR1n
— Billboard Music Awards (@BBMAs) May 16, 2022
Pas performancës ai shkroi në Twitter se “të këndonte fundin e asaj kënge, ishte zemërthyese për të”.
Nga ana tjetër, Megan u shpreh se është më shumë se e emocionuar për dedikimin e marrë prej tij.

“Ka diçka shumë të veçantë dhe sekrete tek kutptimi i kësaj kënge, prandaj jam kaq e emocionuar, por s’mund të qaj sepse i bie të prish këtë dreq peneli.”- tha Megan dhe ne e mirëkuptojmë.