Kënga e re nga Capital T vjen për situatën në Kosovë, publikohet me 17 shkurt

Me 17 shkurt 2012 bëhen 15 vite që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
E për këtë datë, reperi Capital T po vjen me një super projekt.

Për Indeksonline, reperi zbuloi se kënga titullohet “Zani i popullit” dhe se është i vizualizuar me videoklip.

“Më datë 17 shkurt do të publikohet kënga “Zani i popullit”. Kënga ka përmbajtje mbi situatën e Kosovës momentalisht, mendimi im. Për këngën është kujdesur Rzon Music ndërsa klipi është nga Sekuence”, tha ai.
Kështu që bëhuni gati, sepse diçka e madhe po vjen nga reperi i famshëm./Indeksonline/