75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kënga e re projekti më i veçantë për Butrint Imerin

Nesër pritet të publikohet projektin i ri nga këngëtari i njohur, Butrint Imeri.

Kënga mban titullin ‘Hajt Hajt’ dhe do të publikohet edhe me videoklip ndërsa ky projekt është më i veçanti deri më tani për këngëtarin, shkruan Indeksonline.

Butrinti ka deklaruar se këngën e re po e pret me padurim për  ta publikuar dhe se është një nga projektet që i ka kushtuar më së shumti vëmendje.

“Nesër n’ora 14:00 publikohet kanga jem ma e re “Hajt Hajt”, projekti që e kom prit më me padurim deri tash për me e publiku dhe projekti që i kom kushtu ma së shumti kohë dhe vëmendje për dallim nga kangët tjera që i kam sjellë. Ky projekt muzikor nuk ish bo kaq i madh pa punën e madhe të Bigbangbeats, Redboxent, pa super videoklipin e realizum prej Entermedia edhe normal padyshim pa kompaninë tonë, 96mgmt. Shpresoj që kena me e kalu një super verë, me shumë diell dhe me hitet shqiptare” ka shkruar Butrinti.

Kujtojmë që pjesë e videoklipit është moderatorja, Kiara Tito me të cilën u spekulua që është në lidhje./Indeksonline/