“Kënga e zemrës” Capital T projekt, dedikuar personit më të shtrenjtë

Reperi i mirënjohur Capital T nuk është mjaftuar me publikimin e pjesës së dytë të albumit “Skulpturë” dhe tashmë po planifikion ta promovojë një videoklip të ri.
Kënga e re është shumë speciale për të dhe do të jetë dedikim për personin më të shtrenjtë për të, nënën.

Në paralajmërimin e kësaj kënge, reperi i njohur ka treguar se kjo është kënga e tij e zemrës.

“FJALT E NANËS” njo prej kangve t’zemrës që ja kom kushtu të shtrenjtës nanë • Video se shpejti…”, ka shkruar reperi në fotografit që me sa duket janë të shkëputura nga klipi i këngës.

Rikujtjmë që së fundi Capital T erdhi me një bashkëpunim me reperin, Vig Poppa./Indeksonline/
