13:41 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Kënga emocionuese e Lyrical Son: Kush lufton në ato male, është Ushtria Çlirimtare

Populli kosovar në dy ditët e fundit ka përjetuar emocione të forta, kur liderët e luftës çlirimtare të UÇK-së, janë ftuar për tu përballur me Gjykatën Speciale.

Derisa dje u arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe iu dërgua ftesa për tu gjykuar në këtë gjykatë Rexhep Selimit, njëri nga figurat kyçe dhe ai që bashkë me Daut Haradinajn bën paraqitjen e parë publike të UCK-së, sot vendi u godit edhe me dy lajme të tjera, për konfirmimin e aktakuzave ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Se populli ynë edhe në raste të tilla gjen forcë për të vazhduar tutje këtë e kemi dëshmuar disa herë, ndërsa jo rrallë herë thuhet që kënga është vaji i burrave.

Një këngë mjaftë prekëse në këtë situatë, është kjo e reperit Lyrical Son , i cili ia dedikon ushtarëve dhe luftës së UÇK-së.

“ Është bërë qielli si vullkan, u ba gjaku ane e mban. Unë shikoj në tymi e flak si i ndajnë burrat nga gratë. O për çka nana ka ba djalë e për me i dal shkaut përball. Unë luftoj me zemër plagë, e me pushkë ata me dal. Kush lufton në ato male, është Ushtria Çlirimtare”, janë pjesë të kësaj kënge.